Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Llogara, ku një automjet u përfshi nga flakët dhe brenda tij humbi jetën drejtuesi i mjetit.

Sipas gazetares Xhensila Kodra, viktima është identifikuar si Artjol Xhelo, 32 vjeç, ish-punonjës i Policisë së Shtetit. Mësohet se ai ishte nga Ura Vajgurore dhe në vitin 2023 ishte larguar nga radhët e policisë me dorëheqje.

Autoritetet ndodhen në vendngjarje dhe po vijojnë hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes tragjike.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb