KORÇË

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur këtë mbrëmje në Korçë. Gazetarja Lorena Kodra raporton për “BalkanWeb” se një person është vrarë me thikë, në lagjen nr. 7 të qytetit juglindor.

Ndërkohë, nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes së rëndë, por pritet që policia të mbërrijë në vendngjarje dhe të nisë hetimet.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 23.04.2020, rreth orës 20:30, në lagjen nr. 7, në rrethana ende të paqarta është goditur me mjet prerës shtetasi P. T., rreth 67 vjeç, banues në Korçë, i cili pas mbërritjes në Spitalin e Korçës, ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb