SHKODËR
Një ngjarje e rëndë sapo ka ndodhur në Shkodër, në lagjen “Tophane”. Një zjarr ka përfshirë një banesë, ku për pasojë ka mbetur i djegur brenda një i moshuar.
Gazetari Senad Nikshiqi raporton për “BalkanWeb” se viktimë ka mbetur një 72-vjeçar. Siç mëson gazetari Nikshiqi, viktima ishte i sëmurë dhe i paralizuar.
72-vjeçari Musa Zeqiri jetonte vetëm me bashkëshorten në banesë dhe në momentin e rënies së zjarrit nuk ka mundur të dalë jashtë.
(BalkanWeb)
