TIRANË- Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mbrëmjen e sotme një banesë private në afërsi të Pazarit të Ri, në kryeqytet. Burime të BalkanWeb bëjnë me dije se në vendngjarje 4 zjarrfikëse luftuan me flakët për 30 minuta, me qëllim që zjarri të mos përhapej edhe në banesat e tjera.

Gazetarja Dorjana Bezat raportoi se zjarri në banesën një katëshe ra rreth orës 19:20, ndërsa zjarrfikësit fillimisht nxorën jashtë banorët e saj, të cilët po përpiqeshin të shpëtonin ç’të mundeshin nga shtëpia.

Sipas burimeve në vendngjarje, nuk ka pasur të lënduar, ndonëse ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.

Rreth orës 20:00, gazetarja Dorjana Bezat raportoi se zjarri është arritur të vihet nën kontroll, ndërsa puna e zjarrfikësve është vështirësuar për shkak të rrugicës së ngushtë dhe parkimeve të gabuara të mjeteve në rrugë.
(ma.ar/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: