Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, vizitoi në Spitalin e Traumës dhe në QSUT, 5 efektivë të Policisë së Shtetit të plagosur në gjatë protestës së opozitës.

Ministri shoqërohej nga drejtori i Përgjithshëm e Policisë së Shtetit, Skënder Hita.

“Dora që ngrihet mbi njerëzit me uniformë, ngrihet mbi ligjin, mbi qytetarin dhe mbi vetë shtetin. Sulmet me molotovë ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit nuk janë protestë, por krim që do të marrë përgjigjen e merituar”, tha ministri Lamallari.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb