Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, uron kreun e ri të SPAK, Klodian Braho. Përmes një deklarate, Lamallari thotë mes të tjerash se Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar të ofrojë të gjithë bashkëpunimin e nevojshëm institucional në funksion të forcimit të sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës.

Reagimi i plotë i ministrit Lamallari

I uroj suksese z. Klodian Braho në përgjegjësinë e re si drejtues i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Pavarësia e prokurorëve, integriteti, maturia, profesionalizmi dhe forcimi i bashkëpunimit kombëtar dhe ndërkombëtar janë vërtet sfida të vazhdueshme të një institucioni kaq të rëndësishëm për vendim, i cili ruan dhe rrit besimin e publikut përmes forcës së parimeve dhe standardeve.

Vlerësim gjithashtu për z. Altin Dumani për punën dhe rezultatet domethënëse gjatë drejtimit të tij.

Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar të vijojë bashkëpunimin institucional me SPAK në funksion të forcimit të sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb