Mesjava në Premier League rezervon ndeshjen mes Arsenal dhe Chelsea. Në prag të derbit të së mërkurës, ka folur për mediat trajneri i Bluve të Londrës, Frank Lampard. Lampard vlerëson në maksimum Gooners dhe shprehet se këta të fundit mund të fitojnë kampionatin.

“Ata janë ende shumë të etur për të fituar Premier League. Ata janë një ekip fantastik dhe po bëjnë një sezon të mrekullueshëm. Nëse lëndohen lehtë, mund të reagojnë fuqishëm.

Sigurisht që kanë mbetur edhe shumë ndeshje që “elementi” i rrezikut të jetë ende i pranishëm në krye të tabelës dhe në fund. Ata patjetër qëndrojnë në garë. Manchester City ka treguar formë të jashtëzakonshme dhe ne kemi shumë respekt për këtë, por duhet të respektojmë edhe atë që Arsenali ka bërë këtë vit. Ata ende do të besojnë se janë në luftë dhe me të drejtë”,- tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: