Sivori, Brady, Platini, Baggio, Del Piero e Tevez. Këta lojtarë që kanë mbajtur në shpatulla numrin 10-të i kanë dhënë kësaj fanelle një vlerë të madhe ndër vite.
Me lamtumirën e Tevez, Juventus është në kërkim të një lideri, i denjë për të mbajtur këtë fanellë.
Hipotezat janë të shumta. Zaza ka shprehur hapur dëshirën. I njëjti diskutim vlen edhe për Dybala, por “dhjeta” nuk kërkon të kesh vetëm talent.
Me merkaton e transferimeve ende të hapur, Marotta mund të sjellë në Torino një “dhjetë” që mund të plotësojë kriteret e duhura. Alternativat janë emra të rëndësishëm: Oscar, Salah, De Bruyne, Isco dhe Hamsik.
(er.shk/BalkanWeb)