TIRANE- Kavaja në zi! Mes dhimbjes e lotëve se iku pa radhë e fare papritur Adela Xhamani, gazetarja dhe moderatorja e njohur që hyri në zemrat e publikut shqiptar me tu shfaqur në “Big Brother”, u përcoll për në banesën e fundit. Vdekja tragjike e Adelës, në lule të rinisë pas një ataku kardiak, tronditi botën e medias dhe jo vetëm, duke lënë pas zemrën e thyer të prindërve, motrës dhe vëllait, si dhe qindra njerëzve që njihnin e që iu gjetën sot pranë, për t’i bërë nderimet e fundit.

Stafi i “BalkanWeb” i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes për humbjen e madhe.

22829732_1530439743677260_7696248219235533314_o

22829651_1530440173677217_1512194995300479924_o-1024x576

15

adela-homazhe-ne-kavaje-4

22861749_1530403110347590_79447929490614888_o

23000189_1530434083677826_939748753988339502_o

Në nder të kujtimit, kontributit të 31-vjeçares, ditën e sotme u zhvilluan homazhe në qytetin e saj të lindjes, atje ku jetoi dhe punoi për shumë vite. Mësohet se ceremonia e lamtumirës për Xhamanin ka nisur në orën 12:00, në Kinemanë e qytetit të Kavajës. Familjarët, miq, njerëz të medias, politikës dhe artit, i kanë dhënë lamtumirën. Mes qindra personave është parë edhe ish-i dashuri i Adelës, Biordi, i cili përloti dje me mesazhin e tij rrëqethës kushtuar gazetares.

Ndërkohë, në orën 14:00 gazetarja u përcoll për në banesën e fundit.

22859780_1530352633685971_4802681512610162346_o

NGJARJA
Vdekja e Adelës ishte e beftë, duke tronditi jo vetëm ata që e njihnin por edhe ata që e kishin parë përmes ekranit. Ngjarja e rëndë ndodhi orët e para të mëngjesit të djeshëm, në banesën e të ndjerës. Kjo e fundit kishte njoftuar dy miqtë e saj të ngushtë, ndërsa u kishte thënë se nuk ndihej mirë.

22904707_1530348343686400_549546733267835132_o-1024x768

Pavarësisht faktit se ajo kishte lajmëruar edhe ambulancën, kanë qenë miqtë e saj ata që e kanë gjetur të pajetë në korridorin e banesës, derën e të cilës ishte munduar me të gjitha forcat ta hapte vet. Edhe pse duket se luftoi deri në pikën e fundit për të jetuar, gazetarja nuk mundi t’ia dilte.

adela-homazhe-ne-kavaje-2

adela-homazhe-ne-kavaje

adela-homazhe-ne-kavaje-1
(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: