Lapo Elkam po kalon disa ditë pushimi mes festave, eventeve mondane dhe shëtitjeve me barkë, me të dashurën e tij të re Shermine Shahrivar.
Të dy ndodhen në San Tropez teksa relaksohen mes puthjesh e përqafimesh. Historia e dashurisë mes trashëgimtarit të shtëpisë Agnelli dhe modeles me origjinë persiane vazhdon për mrekulli. Ja tek i shohim në barkë teksa përshëndesin paparacët.
Ajo, e mrekullueshme me një kostum banjoje të zi, ai i dashuruar dhe i lumtur. Lapo Elkam është nipi i Gianni Agnelli, aksionari kryesor i firmës së njohur të makinave FIAT.
(da.xha/BalkanWeb)
