Rreth 3.2 milionë njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre brenda Iranit që nga fillimi i luftës më 28 shkurt, sipas Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR).

Agjencia bëri të ditur se vlerësimi bazohet në të dhëna paraprake mbi familjet e zhvendosura në pjesë të ndryshme të vendit, ndërsa theksoi se shifrat mund të ndryshojnë ndërsa vijon mbledhja e informacionit mbi përmasat reale të zhvendosjes së brendshme.

Sipas UNHCR, bëhet fjalë për një vlerësim fillestar, i cili mund të rishikohet në ditët në vijim teksa përditësohen të dhënat nga terreni.

Në një deklaratë zyrtare, agjencia paralajmëroi se situata humanitare në vend mund të përkeqësohet më tej nëse armiqësitë vazhdojnë. “Ky numër ka të ngjarë të vazhdojë të rritet ndërsa armiqësitë vazhdojnë, duke sinjalizuar një përshkallëzim shqetësues të nevojave humanitare”, thuhet në deklaratën e UNHCR.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: