Ish-deputeti i PD, Myslim Murrizi, gjatë një interviste në emisionin “Kjo Javë”, deklaroi se Engjëll Agaçi duhet të ishte larguar nga detyra e Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë që në vitin 2022, kur janë firmosur për çerek ore 18 vendime qeverie, për inceneratorin e Tiranës.

“Nga 200 mijë të punësuarit që ka patur Rama, ka ikur njëri, është larguar me marrëveshje. Pas ikjes së drejtoreshës së kabinetit për arsye shëndetësore, është largim i porositur, duke i thënë “ik nga këtu dhe avash avash qasu nga çunat nëse SPAK do të sjellë ndonjë fije letër nga ty”, tha Murrizi.

Myslim Murrizi: Lajm do të përbënte largimi i Agaçit, nëse SPAK do të kishte reaguar në kohë në 2022, për Agacin kur janë firmosur për çerek ore 18 vendime qeverie, për inceneratorin e Tiranës.

Nga 200 mijë të punësuarit që ka patur Rama, ka ikur njëri, është larguar me marrëveshje. Pas ikjes së drejtoreshës së kabinetit për arsye shëndetësore, është largim i porositur, duke i thënë “ik nga këtu dhe avash avash qasu nga çunat nëse SPAK do të sjellë ndonjë fije letër nga ty”.

Me gjithë dashamirësinë që prokurorë të SPAK kanë patur për Engjëll Agaçin, apo për inceneratorin e Tiranës që të mos e përfshijnë fare. Për Elbasanin dhe Fierin është arrestuar 9 herë Lefter Koka, për inceneratorin e Tiranës asnjë masë.

Lajm i madh për shqiptarët do të ishte nëse SPAK do të merrte nën hetim “padrinon” e Agaçit, Sajmirit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb