Walter Mazzarri është trajneri i ri i Napolit. Klubi napoletan dhe tekniku i njohur kanë zyrtarizuar marrëveshjen, me një postim në rrjetet sociale. Mazzarri, do të pasojë Garcian, i larguar për shkak se nuk bindi me rezultate në fillimin e kampionatit. 62-vjeçari Mazzarri e njeh mirë klubin, pasi e ka drejtuar edhe më parë këtë skuadër.

“Timonieri” mbahet mend për eksperiencën te Interi në periudhën 2013-2014. “Walter Mazzarri është trajneri i ri i Napolit. Mirë se u ktheve” – Shkruan Napoli në Facebook.

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: