Në Madrid të gjithë janë në pritje të Kylian Mbappe, por Carlo Ancelotti-n e shqetëson një tjetër çështje, kush do të zëvendësojë Toni Kroos? Një pjesë mendojnë se Realit do të futet fuqishëm në merkato, një pjesë tjetër mendojnë se zgjidhjen e kanë brenda në shtëpi, Jude Bellingham, por tekniku italian është totalisht kundër kësaj ideje:

“Sa më afër të jetë portës, aq më mirë është për Bellingham. Në merkato nuk ka lojtarë të ngjashëm me karakteristikat e Kroos, duhet të gjejmë një tjetër zgjidhje. Kemi një mesfushor me kualitet të madh, por ne duhet të adoptojmë një mënyrë tjetër loje, pasi nuk do të kemi më një lojtar si Toni Kroos”, u shpreh Ancelotti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb