Këtë të hënë protesta ka hyrë në ditën e 16 të saj. Një protestues ka deklaruar se nga dele siç i quan kryeministri tashmë shqiptarët janë kthyer në ujqër që vendin e kanë gjithçka.
Protestuesi deklaroi se me largimin e deputetes Marjana Koçeku nga PS-ja u shënua edhe aritja e parë e protestës.
“Nga dele siç na quajti kryeministri u bëmë ujqër, kemi rrëzuar oligarkinë me 40 miliardë euro, kemi rrëzuar mekanizmin e shtetit me 220 mijë punëtore.
Për këta ujqër ky dhe është fe e përmbi fe është vatan e është atdhe. Mos e lini këtë energji të shkojë dëm.
I dhamë shenjat, Marjana Koçeku hoqi dorë nga PS, nga 83 tani janë 82 deputetë
Një pikë ujë nuk prish ujë në oqean, por oqeani nuk është më i mirë pa atë pikë. Jemi bijtë e Kastriotit”.
