Anis Mehmeti u largua nga Bristol City, për të nisur një eksperiencë të re në radhët e Ipswich Town. Trajneri i Bristol City, Gerhard Struber u ndal të fliste, menjëherë pas zyrtarizimit të lajmit.

“Ne e dimë që Anis ishte një nga lojtarët më interesantë për kohët e fundit dhe ai u zhvillua shumë, shumë shpejt në muajt e fundit në një drejtim shumë interesant. Që ai, në fund të fundit, ka oferta të mëdha, me performancën e tij në pesë, gjashtë muajt e fundit, kjo nuk është një surprizë për mua.

Nga njëra anë, është shumë mirë të shohim se si po funksionon futbolli ynë dhe ekipi ynë. Nga ana tjetër, është, sigurisht, për të ardhur keq që humbasim një nga lojtarët tanë më të mirë. Nuk është momenti për të qarë ose për t’u ankuar për diçka, është më shumë momenti që të shtyjmë së bashku në një mënyrë tipike të Bristol City-t, aty ku jemi, dhe duhet të shkojmë dhe të mos humbasim shumë kohë për atë që nuk mund ta ndryshojmë. Nuk është në ndikimin tim; duhet të bëjmë të gjitha gjërat që na ndihmojnë në fund të fitojmë nesër dhe në ndeshjet e ardhshme.

Në këtë drejtim, djemtë meritojnë një trajner përpara tyre që ka energji dhe besim. Kam një besim të madh në këtë grup se mund të surprizojmë dhe në këtë drejtim do të bëj gjithçka. Nuk jam ëndërrimtar, kam qenë me Anisin në shumë, shumë biseda dhe mendoja se do të largohej pasi kishte shumë oferta. Kam luftuar për të, por dhe e kuptoj. Emocionalisht është e vështirë, kishim edhe një marrëdhënie njerëzore shumë të mirë, isha shumë afër tij dhe jam i trishtuar shumë”, tha Struber.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb