Barcelona ka përcaktuar hierarkinë sa i përket shiritit të kapitenit për sezonin e ardhshëm.
Është vendosur që këtë status të rëndësishëm ta ketë Sergio Busquets.

Pas tij, shiritin do ta mbajnë Gerard Pique, Sergi Roberto dhe Jordi Alba.
Mesfushori spanjoll ishte nënkapiten sezonin e kaluar. Busquets mund ta veshë shiritin në krah në javën e parë të LaLiga, të dielën e ardhshme, kundër Real Sociedadit.
Ndeshja e parë e Barcelonës ne kampionatit për sezonin 2021/22 do të luhet “Camp Nou”, me një numër të kufizuar tifozësh. Në përputhje me dispozitat e lëshuara nga autoritetet shëndetësore, impianti katalan nuk mund të mbushet më shumë se në 30% të kapacitetit, më saktësisht 29 803 persona.
(BalkanWeb)
