Në një intervistë për “Catalunya Radio”, Joan Laporta nuk ka hezituar të kthehet mbrapa në kohë, për të folur për largimin e Messit nga Barcelona në vitin 2021. Ai e cilëson si një nga momentet më të vështira për të, në periudhën në krye të klubit katalanas.
“Ne nuk donim të nënshkruanim marrëveshjen me CVC Capital Partners vetëm për ta regjistruar atë, sepse e konsideronim të dëmshme për klubin. Barça është mbi lojtarët, trajnerët apo presidentët dhe nuk mund ta bënim këtë”.
Kjo është ajo që më ka trishtuar më shumë si president. Janë momente zhgënjyese, si kur u larguan Ronald Koeman, Xavi Hernandez, Gerard Pique dhe të tjerë”.
“Këto janë momente të vështira, por nuk mund ta përballonim. Shumat në kontratën e tij, nëse do ta rinovonim, ishin të papërballueshme dhe për këtë arsye ai nuk mund të vazhdonte”.
Marrëdhënia me Messin nuk është si më parë… Që atëherë ka pasur një afrim dhe shpresojmë që kjo të vazhdojë në të ardhmen. Marrëdhënia është dëmtuar, por ai është një legjendë e Barcelonës”.
