Drejtori sportiv i Lecces, Panteleo Corvino foli për largimin e mundshëm të disa lojtarëve, përfshirë këtu edhe mesfushorin Ramadani.

“Kur flas për merkaton dua të jem i qartë se do të dalim në përfundime duke bërë llogaritë edhe për ciklet e kryera. Mendoj se ky vit ka qenë ai i fundit i një cikli për shumë lojtarë.

I referohem lojtarëve, të cilët kanë sjellë rrezultate të mira gjatë aventurës me Leçen. Flas për lojtar si Falcone, Baschirotto, Ramadani, Krstovic dhe Gallo. Nëse ata na kërkojnë që të largohen ne nuk do të bëjmë qëndresë. Kemi vendosur që të pranojmë vullnetiun e tyre”, tha Panteleo Corvino.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb