Cristiano Ronaldo nuk do jetë pjesë e Manchester United për ndeshjen e radhës në kampionat, në fundjavë ndaj Chelsea. Ky është dënimi i dhënë nga trajneri i “Djajve të Kuq”, Ten Hag për yllin portugez, pasi atij largimi parakohe nga pankina (89’, ndaj Tottenham).
“Cristiano nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Manchester United për ndeshjen e kësaj të shtune kundër Chelseat. Pjesa tjetër e skuadrës është plotësisht e përqendruar në përgatitjen për atë ndeshje” – thonë zëra brenda klubit.
Situata nuk është aspak e mirë te United. Kujtojmë që CR7 kërkonte me ngulm divorcin në verë, por klubi nga Manchesteri nuk respektoi dëshirën e tij.
Cristiano Ronaldo axed from Man United squad after refusing to come on against Tottenham #MUFC https://t.co/iRTlCczvKg
— talkSPORT (@talkSPORT) October 20, 2022
(BalkanWeb)
