Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një status në Facebook shprehet se përkeqësimi i lirisë së medias ka ndodhur për shkak të kapjes së shtetit dhe korrupsionit që po ndodh.

“Përkeqësimi i lirisë të medias është rezultat i kapjes të shtetit dhe korrupsionit skizofrenik që po ndodh. Vetëm largimi i “Rilindjes” dhe këtij Kryeministri përmirëson lirinë e medias dhe garanton të drejtat e gazetarëve”, shkruan Meta.

(BalkanWeb)

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: