Portugalia gjen trajnerin. Ish-tekniku i Belgjikës, Roberto Martinez në fakt ka arritur një marrëveshje verbale për të udhëhequr kombëtaren portugeze. Emërimi i 49-vjeçarit spanjoll në krye të pankinës luzitane do të finalizohet në fund të javës së ardhshme, siç raporton The Athletic.

Martinez, i cili ishte kontaktuar nga disa klube dhe ekipe kombëtare,  mbeti pa skuadër pasi u largua nga Belgjika pas Kupës së Botës 2022 në Katar. “Timonieri” i njohur do të pasojë Fernando Santos, me këtë të fundit që drejtoi Portugalinë për shumë vite.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: