Genti Gazheli largohet nga detyra si Drejtor i Përgjithshëm i Doganave.
BalkanWeb mëson se vendimi për largimin e tij është firmosur sot në mbledhjen e Qeverisë. Gazheli u emërua në këtë detyrë 5 vjet më parë.
Po sot dha dorëheqjen Besmir Beja, Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Financave.
Ndërkohë Besmir Beja, i cili ka mbajtur detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Financave që nga viti 2018, merr drejtimin e Doganave.
Në mbledhjen e qeverisë janë firmosur edhe ndryshime të tjera në krye të institucioneve me peshë.
