Moska dhe Pekini së shpejti do të zhvillojnë një sërë bisedimesh të nivelit të lartë, deklaroi sot Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov në dhomën e ulët të parlamentit të Rusisë.
“Sa i përket Republikës Popullore të Kinës, së shpejti do të zhvillojmë një sërë bisedimesh në një nivel të lartë politik,” theksoi ai.
Sipas kryediplomatit rus, të dy vendet do të vazhdojnë të diskutojnë për konfigurimin e marrëdhënieve ndërkombëtare bazuar në dokumentet e nënshkruara në vitet e fundit.
“Po bëhen përpjekje për të na trembur duke thënë se nëse multipolariteti befas bëhet realitet, do të kishte kaos, ndërsa me amerikanët në krye rendi do të rivendosej”, tha Lavrov.
