Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov komentoi sot pozitivisht qëllimin realist të presidentit amerikan Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, por qortoi Evropën që kërkon të vazhdojë konfliktin, sipas raportimit në agjencisë ruse të lajmeve.

Kremlini vlerësoi se ndryshimi rrënjësor në politikën e jashtme të SHBA nën presidentin Donald Trump përputhet kryesisht me vizionin e Rusisë.

“Qeveria e re po ndryshon me shpejtësi të gjitha dispozitat e politikës së jashtme.   Kjo përputhet kryesisht me vizionin tonë.  Ne kemi ende një rrugë të gjatë për të bërë sepse të gjitha marrëdhëniet dypalëshe kanë pësuar një goditje të rëndë.  Por nëse vullneti politik i dy liderëve, presidentit Putin dhe presidentit Trump, ruhet kjo rrugë mund të jetë mjaft e shpejtë dhe e suksesshme” tha ai në një intervistë me televizionin shtetëror rus, e cila u regjistrua të mërkurën.

Pas kthimit në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar,  Trump ndryshoi ndjeshëm politikën e jashtme amerikane duke u rreshtuar më shumë me Moskën.

Të premten ai sulmoi verbalisht presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në një konfrontim të paprecedentë që ata patën në Shtëpinë e Bardhë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb