Rusia nuk synon të bjerë dakord për një armëpushim afatshkurtër në Ukrainë, por kërkon të krijojë një paqe të qëndrueshme duke eliminuar shkaqet rrënjësore të konfliktit , tha Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov në një takim të Klubit Diplomatik.
“Pozicioni rus nuk është të bjerë dakord për një armëpushim, por për nevojën për të arritur paqe afatgjatë në Ukrainë duke eliminuar shkaqet rrënjësore të konfliktit”, shtoi ai.
Lavrov vuri në dukje gjithashtu se nuk mund të flitet për ndonjë prani ushtarake të huaj në Ukrainë.
“Çështja se çfarë aftësish ushtarake do të ketë Ukraina është shumë e rëndësishme. Nuk mund të flitet për ndonjë prani ushtarake të huaj këtu”, tha ai.
(A.A/BalkanWeb)
