Elseid Hysaj është grumbulluar nga Lazio për ndeshjen kundër Juventusit. Mbrojtësi i Kombëtares është përfshirë në listën e lacialëve për pjesën e dytë të sezonit, çka do të thotë se ai do të mund të kontribuojë për ekipin.

Lazio ka dorëzuar listat e reja së fundmi dhe pjesë e saj rezulton edhe Hysaj. Kujtojmë se në këtë sezon, ai ka luajtur vetëm 4 ndeshje. Elseid Hysaj u transferua te Lazio në vitin 2021 nga Napoli.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb