Pas fitores kundër Juventusit, Lazio bëri një ndalesë të papritur në Pisa. Në ndeshjen që përmbylli raundin e nëntë të Serie A, skuadra e Maurizio Sarrit nuk mundi të arrijë më shumë se një barazim 0-0 kundër të besuarve të Gilardino-s dhe ndal avancimin në renditje, duke arritur në 12 pikë.
Për Lazion nuk ishte i grumbulluar mbrojtësi i kombëtares tonë, Elseid Hysaj, që për shkak të një problem në gjurin e këmbës së djathtë, qëndroi në Romë, për t’iu nënshtruar të tjera testeve mjekësore, ndaj tekniku Sarri nuk zgjodhi ta rrezikojë.
Sa i takon ndeshjes në “Arena Garibaldi” në pjesën e parë, Touré humbi një mundësi të shkëlqyer, ndërsa Semper bllokon dy gjuajtje të Isaksen dhe e devijoi gjuajtjen me të majtën të Basic në shtyllë. Të njëjtën gjë bën edhe Provedel pas një goditjeje me kokë të Moreo-s nga afër dhe një tentative të Touré që shkon jashtë.
Një pike që i shkon më shumë përshtat skuadrë së Pisës, që pas barazimit të një jave më parë ndaj Milanit në “San Siro”, rrëmben edhe një tjetër pikë tepër të çmuar, duke shkuar në vendin e 17 me 5 pikë, me ekipin e Gilardinos që për momentin lë zonën e ftohtë të klasifikimit.
