Lazio ka ndarë rrugët me Marco Baronin. Klubi kryeqytetas ndërpret bashkëpunimin me trajnerin, pas një sezoni nga i cili ekipi mbeti jashtë Europe.

“Lazio falënderon Marco Baronin për profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar në krye të ekipit të parë. I urojmë trajnerit fat në karrierën e tij” – shkruan klubi.

Lazio ka gjetur akordin me Maurizio Sarrin. Bëhet fjalë për rikthim, pasi Sarri e ka drejtuar edhe më parë këtë ekip.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb