Lazio nuk po njeh rritje, edhe pse vitet e fundit është menduar se kryeqytetasit do mund të bëhen pretendent në futbollin italian por jo vetëm. Merkato jo në nivelin e duhur, dështime të ndryshme dhe menaxhimi i keq ka bërë që lacialët të mbeten në vend-numëro. Rreth situatës në kampin e këtij klubi ka folur Igli Tare, drejtori sportiv i kësaj skuadre.

“Po jetojmë një moment jo shumë të mirë në futbollin botëror dhe europian. Sigurisht që ne kërkojmë të mbajmë skuadrën në një nivel të lartë dhe të jemi të vëmendshëm te pjesa e shpenzimeve ekonomike. Mbi të gjitha, ne kërkojmë të sjellim në skuadër lojtarë të rinj që kanë prespektivë të madhe në futboll. Por që të arrihet te kjo gjë, ne duhet t’u japim atyre kohën e nevojshme për t’u rritur”,  tha Igli Tare.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: