Pedro do të mbushë 38 vjeç muajin tjetër, por nuk po mendon të ndalojë së luajturi. Të paktën jo këtë vit, pasi kohët e fundit  zgjati qëndrimin e tij te Lazio për një sezon tjetër.

Në një intervistë me El Dia, Pedro u shpreh se dëshiron ende të luaj futboll.

“Jam i lumtur me rinovimin e kontratës sime njëvjeçare. E vërteta është se jam i lumtur në Romë. Lazio është një ekip ku u ndjeva rehat. Edhe pse mosha është një pengesë dhe koha e mbetur është gjithnjë e më vogël, po e shijoj shumë këtë moment.

U ndjeva përsëri si futbollist. Dua të dal në pension i lumtur. Do të doja të fitojë një titull”- tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb