Lazio mundet 2-0 nga Torino. Në Stadio Olimpico di Torino, sfida u vendos nga golat e Simeone dhe Zapata.
Pavarësisht tentativave, lacialët nuk ia dolën që të futeshin në lojë, duke pësuar kështu një humbje të hidhur.
Në këtë takim nuk ishte i grumbulluar Elseid Hysaj, për shkak të problemeve fizike.
Ekipi i D’Aversas është në vendin e 14-të. Lazio, për momentin renditet në vendin e 10-të.
