E përditshmja franceze “Le Figaro” ka përfshirë Shqipërinë në listën e pesë destinacioneve më të mira kulturore për t’u vizituar në udhëtime të organizuara.

Nga kryeqyteti i SHBA-së, te thesaret e Rilindjes italiane, përfshirë edhe vendet e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në Shqipëri, këto destinacione ofrojnë një përzierje unike mes peizazheve natyrore dhe trashëgimisë kulturore.
Në listën e destinacioneve më të mira kulturore renditen:
Shqipëria dhe thesaret e saj të UNESCO-s
Uashington DC dhe rajoni i Merilendit dhe Virxhinias
Salzburgu dhe zonat e Salzkammergut, lidhur me Mozartin
Saksonia me qytetet artistike Dresden dhe Leipzig
Firence dhe thesaret e Rilindjes, përfshirë ekspozitën “Fra Angelico”
Shqipëria dhe thesaret e UNESCO-s
Ky udhëtim në Shqipëri ju fton të zbuloni një perlë të fshehur të Ballkanit, me historinë e saj të pasur dhe peizazhet e shumëllojshme.
Nga Tirana në Gjirokastër, përmes Beratit dhe Butrintit, do të ndiqni gjurmët e qytetërimeve të lashta – ilirë, grekë, romakë dhe osmanë – të cilat kanë lënë gjurmë të thella në këtë tokë.
Shqipëria nuk zbulohet vetëm përmes monumenteve të saj, por edhe në mikpritjen e ngrohtë të njerëzve, traditat e gjalla dhe shijet autentike të gastronomisë.
Shijoni byrekun krokant, dëgjoni polifonitë shqiptare të regjistruara në UNESCO, dhe eksploroni tregjet e gjalla ku bashkohen aromat mesdhetare dhe orientale.
Këto përvoja të pasura krijojnë një udhëtim të paharrueshëm.
Shëtitjet në rrugicat e ngushta të Krujës, performancat e valljeve popullore dhe vizitat në vreshtat lokale tregojnë autenticitetin dhe mikpritjen e vërtetë të këtij vendi.
(BalkanWeb)
