Francë – 22 Janar 2019
“Le Journal” ka botuar, të premten e 14 qershorit 1901, në faqen n°4, një shkrim në lidhje me dënimin me vdekje në mungesë ndaj Ismail Qemalit, të cilin, e sjellim për publikun shqiptar:
Ismail Qemal Beu
Dënim me vdekje për ish-këshilltarin shtetëror
“Konstandinopojë, nëpërmjet Sofjes, 13 qershor. – Një deklaratë zyrtare njofton dënimin me vdekje në mungesë, të Ismail Qemal beut. Bëhet fjalë për ish-këshilltarin shtetëror, Vali i Tripolit të Barbarisë, autor i botimeve fyese kundër Sulltanit.”

Burimi: Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb