Beteja të rënda po zhvillohen në rajonet lindore dhe jugore të Ukrainës dhe në veçanti për qytetin e rrethuar të Mariupolit, tha këshilltari presidencial ukrainas Oleksiy Arestovych.
Duke folur në televizionin kombëtar, Arestovych tha se trupat ukrainase rreth Kievit kishin rimarrë më shumë se 30 qytete ose fshatra në rajon dhe po mbanin vijën e frontit kundër forcave ruse në lindje.
“Le të mos kemi iluzione – ka ende beteja të rënda përpara për jugun, për Mariupolin, për lindjen e Ukrainës,” tha ai.
(BalkanWeb)
