Ndeshja ndaj Cagliarit, e velfshme për javën e fundit të sezonit në Serie A, mund të jetë me shumë gjassa edhe e fundit për Rafael Leaon me Milan. Sulmuesi portugez, një nga figurat më të rëndësishme të kuqezinjve në vitet e fundit, është gjithnjë e më pranë largimit nga Milano në fund të sezonit.

Pezullimi për sfidën ndaj Genoas do ta mbajë Leaon jashtë fushës, ndërsa ndeshja kundër Cagliarit mund të jetë edhe paraqitja e tij e fundit me fanellën e Milanit. Sipas mediave italiane, drejtuesit kuqezi e kanë vendosur vlerën e kartonit të lojtarit rreth 60 milionë euro dhe disa klube të mëdha europiane po ndjekin me vëmendje situatën.

Pas shtatë sezonesh me emocione, trofe dhe momente vendimtare, raporti mes Leaos dhe ambientit milanist duket se ka hyrë në një fazë të ftohtë. Interesimi nga Premier League mbetet konkret,me Manchester United dhe Chelsea që janë të gatshëm të përfshihen në tratativa, ndërsa nuk mungojnë as ofertat e mundshme nga Arabia Saudite, aty ku Al Hilal i Simone Inzaghit pëlqen portugezin.

Në javët e ardhshme pritet të kuptohet më qartë e ardhmja e Rafael Leao, por sinjalet e fundit lënë të kuptohet se rrugët mes Milanit dhe portugezit mund të ndahen shumë shpejt.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: