Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë ndaj Interit, Milan do të kërkojë një biletë për në finalen e Kupës së Italisë. Para takimit, foli për mediat, sulmuesi i kuqezinjve, Leao.
“Ne duhet të japim maksimumin tonë për të fituar dhe të arrijmë finalen, t’i bëjmë tifozët tanë të lumtur”.
“Jo vetëm ata, por edhe ne kemi nevojë për gëzim gjithashtu, sepse ka qenë një sezon shumë i vështirë. Ky është një derbi, nuk ke çfarë të thuash më shumë”.
“Ne duhet ta nisim me vendosmërinë e duhur për të fituar dhe ta fusim në kokat tona se ne mund ta marrim këtë trofe”, ka thënë Leao.
