Rafa Leao është shëruar. Ky është një lajm i shkëlqyer për trajnerin Pioli në këtë pikë të sezonit. “Djalli” më i famshëm është rikthyer në fushë, ka lënë pas problemin që kishte në bicepsin femoral, një dëmtim që e detyroi të parkonte në bokse që më 11 nëntor. Sulmuesi portugez do të zhvillojë fillimisht një stërvitje të personalizuar, më pas do të stërvitet me pjesën tjetër të grupit.

Në këto kushte është e vështirë të mendosh që Leao do të jetë në sfidën kundër Atalantas të shtunën, me shumë mundësi do të jetë në pankinë, për të qenë në kushte perfekte për sfidën kundër Newcastle, ndeshje që do të përcaktojë përfundimisht fatin e Milanit në Champions League. Jo vetëm Leao, sinjale pozitive vijnë edhe nga Simon Kjaer. Mbrojtësi danez ka rinisur stërvitjen, nuk është e pamundur prezenca e tij në sfidën kundër Atalantas në Bergamo.
(BalkanWeb)
