Lajme të këqija për Milanin. Në minutën e 30-të të pjesës së parë të sfidës me Milanin, Rafael Leao është detyruar të lërë fushën për shkak të një problemi muskulor në këmbën e djathtë. Disa çaste para, sulmuesi portugez kishte ndjerë dhimbje pas një gjuajtje në drejtim të portës, duke mos mundur të vazhdojë dot lojën e zëvendësuar.

Nuk dihet ende sa do të mungojë Leao, ndërkohë që Milan do të jetë në fushë të dielën, përballë Sassuolos në kampionat, dhe më pas, të enjten, më 18, në Superkupën e Italisë përballë Napolit, në ndeshjen e gjysmëfinaleve. Portugezi do të nënshtrohet nesër ekzaminimeve përkatëse dhe vetëm më pas mund të jetë më e qartë shkalla e dëmtimit të portugezit e nëse do të jetë I gatshëm për teknikun Allegri në ndeshjet e fundit të këtij viti.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: