Lajm i keq për Milanin. Sulmuesi i kuqezinjve, Rafael Leao është dëmtuar në minutën e 10-të të ndeshjes me Lazion, duke shqetësuar jo pak kampin e kuqezinjve.

Nuk dihet nëse bëhet fjalë për diçka serioze apo jo, por te klubi nga Milano po kryqëzojnë gishtat. Prezenca e portugezit në ndeshjen e parë gjysmëfinale me Interin në Champions League mund të jetë në dyshim. 23-vjeçari ka luajtur 31 ndeshje këtë sezon, duke shënuar 12 gola. Sa  i përket asisteve, mbetemi në kuotën e 7 të tillëve.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: