Leçe është mundur me shifrat 3-0 nga Komo këtë të shtunë dhe rrezikon seriozisht mbijetesën në Serinë A. Trajneri Xhampaolo ka dalë para mediave vetëm për të thënë se i merrte ai përgjegjësitë, e më pas la konferencën në mes.

Rolin e liderit, atij që u përball me mediat pas kësaj humbje, e mori Ylber Ramadani, i cili u kërkoi falje tifozëve, siç kishte ndodhur edhe në fushë kur lojtarët ishin përballur me kontestimet e ultrasve.

“E kuptojmë kontestimin e ultrasve. Për mua nuk është e thjeshtë të dal këtu pa siguruar rezultat. I kuptojmë tifozët, edhe ne duam të fitojmë. Nuk hyjmë në fushë për të humbur.

Nuk arrijmë ët shënojmë, janë golat që të japin pikë. E dimë që na presin dy ndeshje të vështira, por në futboll asgjë nuk është e pamundur.

Trajneri mori përgjegjësitë? Të gjithë jemi përgjegjës, edhe unë marr përgjegjësitë e mia, duke u shfaqur këtu pas një humbje.

Vitin e kaluar humbëm në shtëpi ndaj Veronës dhe pastaj ia dolëm të ktheheshim. Shpresojmë të ndodhë e njëjta gjë me Atalantën. Tani duhet të lejojmë faktet të flasin.

A mund të ringrihet ekipi? Sigurisht, nëse duam të shkruajmë historinë dhe të qëndrojmë në Serinë A. Mbeten 5 ndeshje. Duhet të japim të gjithë më shumë, duke e nisur nga unë”, tha Ramadani para media në fund të sfidës

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: