TIRANE- Prej kohësh ata po përjetojnë një lidhje dashurie dhe kjo gjë nuk i mbahet më e fshehur as publikut.

Bëhet fjalë për prezantuesin Ledion Liço dhe Sara Hoxhën, vajzën e themeluesit të Top Channel, Dritan Hoxha.

Në ndeshjen e djeshme të kombëtares shqiptare me Armeninë, Ledio dhe Sara janë shfaqur kuq e zi në stadiumin “Elbasan Arena” për të bërë tifo. Ka qenë Ledioni ai që ka publikuar një fotografi të tyre gjatë ndeshjes ku shkruante, “Paçim këmbën e mbarë”.

Bashkë me ta ka qenë edhe motra e Sarës, Lori Hoxha e cila ka publikuar një foto teksa shihet me të motrën, që të dyja të veshura kuq e zi.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: