Bërja publike e bashkëpunimit të tyre si dhe dalja e këngëës “Dje&Sot” habiti fansat e reperve Noizy dhe Ledri, pasi më herët kishin pasur përplasje të ashpra mes tyre. Në një intervistë për ‘prive’ reperi nga Kosova ka rrëfyer se pse bëri ‘paqe’ me Noizyn. Ai tha ndër të tjera se bashkëpunimi mes tyre ishte për faktin se kanë shumë fansa të përbashkët.
“Projekti me Noizy-n mendoj se ka qenë një vendim i duhur, ka qenë një projekt i pritur prej fansave sepse kemi shumë fansa të përbashkët dhe tek e fundit ne jemi duke bërë muzikë hip-hop dhe të kaluarën duhet ta lëmë pas dhe të shohim të ardhmen. Ka shumë njerëz që nuk duan të shohin dy artistë mirë bashkë.”-është shprehur reperi nga Kosova.
“Aq lehtë është bërë kënga dhe aq lehtë ka shkuar puna, sa më është dhimbsur që ka ecur aq shpejt.”- rrëfeu Ledri ndër të tjera.
(BalkanWeb)
