Gjykata e Posaçme nisi sot shqyrtimin e kërkesës së bërë nga Lefter Koka, për shuarjen e masës së sigurisë arrest në burg që lidhet me veprat penale, ku ai dyshohet që ka kryer në kuadër të dosjes së inceneratorin në Fier.

Gjyqtari i posaçëm, Erion Bani, vendosi ta shtyrjen e seancës për në datën 20 tetorit dhe vendosi ti drejtohej Gjykatës së Lartë për të marrë nga dosja disa procesverbale për vendimet që lidhen me pezullimin e afateve të paraburgimit.

Pwr inceneratorin e Fierit të pandehurit u cilësuan fajtorë, por Apeli e ktheu për rigjykim. Aktualisht çështja ndodhet ne Gjykatën e Lartë për shkak të rekursit të bërë nga të pandehurit. Në këtë gjykatë, dosja do tw shqyrtohet në dhomë këshillimi me datë 21 tetor.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: