Pas një heshtje të gjatë deputeti Lefter Koka flet në “Real Story” në News24 për situatën politike, reformën zgjedhore, marrëdhëniet opozitë-maxhorancë, reformën në drejtësi etj.

Po kështu Koka do të flasë për herë të parë për qëndrimin e tij për mosdorëzimin e mandatit, pas vendimit të opozitës, PD-LSI për djegien e tyre në shenjë proteste kundër qeverisë. Reforma zgjedhore do të jetë një tjetër temë e bisedës në studio.

Cila do të jetë vota e tij, tashmë që Këshilli Politik ka një dakordësi nga 6 qershori por një ngërç të ri për KQZ, ndërsa opozita parlamentare duket e përçarë? A është ai pro një sistemi të ri zgjedhor me lista të hapura apo është pro marrëveshjes së arritur në Këshillin Politik?

Për të gjitha këto Lefter Koka do të flasë sonte në News24 me gazetarin Sokol Balla duke nisur nga ora 21:00.

Ndërkohë kreu i PDSH në Maqedoninë e Veriut, Menduh Thaçi ndodhet në “Real Story” në një datë të shënuar që është 2-vjetori i firmosjes së Marrëveshjes së Prespës, e cila solli zgjidhjen e konfliktit të emrit me Greqinë dhe i hapi rrugë hyrjes së Maqedonisë së Veriut në NATO. Të drejtat e shqiptarëve, pjesëmarrja e tyre në vendimmarrje,zgjedhjet e ardhshme dhe pse është kundër një kryeministri shqiptar do të jenë gjithashtu pjesë e intervistës së tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb