Ish-kandidati i opozitës për Bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi ka deklaruar se ka fituar të gjitha proceset gjyqësore të zhvilluara ndaj tij në Gjykatën e Beratit dhe një çështje në Gjykatën e Tiranës, padi të bëra nga kryebashkiaku Kreshnik Hajdari dhe kompania “Salillari”, duke e cilësuar vendimin si një triumf të drejtësisë.

Në reagimin e tij, ish-kandidati ngre akuza ndaj kryebashkiakut të Kuçovës, Hajdari, duke pretenduar se ai ka kryer abuzime me fondet publike dhe duke kërkuar pavlefshmërinë e mandatit të tij, shkarkimin nga detyra dhe përballjen me drejtësinë. Ai përmend edhe projekte si “Sineci” dhe “Viola Green”, për të cilat pretendon se përfshijnë shuma mbi 6 milionë euro.

Përmes një reagimi publik, ai shprehu vlerësimin për Gjykatën dhe Prokurorinë e Beratit, të cilat sipas tij kanë treguar paanshmëri, profesionalizëm dhe ndershmëri gjatë shqyrtimit të çështjeve.

REAGIMI
DREJTËSIA TRIUMFOI! 🙏🇦🇱
Vlerësim maksimal për Gjykatën dhe Prokurorinë e Beratit për gjykim të drejtë, për paanshmëri, profesionalizëm dhe ndershmëri!
Sot, pas 3 vitesh, fitoj të 5 paditë kundra meje nga Salillari dhe Hajdari në krye të Bashkisë së grabitur të Kuçovës dhe 1 padi në Gjykatën e Tiranës!
Betejë morale, mediatike, politike e kemi fituar, ndërsa beteja ligjore, e fituar mbi 50%, do vazhdojë në SPAK, në Gjykatën e Posaçme pranë SPAK, në KQZ dhe KAS. Betejë kemi fituar edhe në Gjykatën Administrative Tiranë dhe Gjykatën e Lartë, si dhe në KAS!
Asnjë hap pas në mbrojtje të votës dhe deri në ndëshkimin ligjor, jo vetëm të pavlefshmërisë së mandatit dhe shkarkimit të Hajdarit, i cili mbrohet me lobingje ende nga avokatë, oligarkë e politikanë, dhe ju siguroj që drejtësia do vihet në vend për të dënuarin, të paaftin, abuzuesin Hajdari dhe do përgjigjet për abuzimet me taksat e qytetarëve të Kuçovës, miliona euro, ku vetëm Sineci e “Viola Green” kalojnë mbi 6 Milion Euro!
Drejtësi, Ligj, Zot, ndëshkim!

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb