Ish-kandidati i Koalicionit “Bashkë Fitojmë”, për Bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi është paraditen e sotme të futet në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Ai do të japë deklarime për kallëzimet për krime zgjedhore.

Maliqi ka shkuar disa herë në SPAK ku ka bërë kallëzime në lidhje me krimet zgjedhore. Më 21 korrik, dorëzoi një tjetër padi ndaj kryetarit të Bashkisë, Kreshnik Hajdari në Prokurorinë e Posaçme SPAK dhe biznesmenit Pëllumb Salillari, si personi që ka financuar në zonë në blerjen e votave.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: