Carlos Alcaraz shkruan historinë e tenisit botëror duke fituar për herë të parë Australian Open-in. Spanjolli përmbys Novak Djokovic në katër sete pas 3 orësh e 2 minutash lojë, me rezultatin 2-6, 6-2, 6-3, 7-5, dhe bëhet lojtari më i ri ndonjëherë që kompleton Grand Slam-in e karrierës, në moshën 22 vjeç e 272 ditë.
Finalja nis më mirë për Djokovic, i cili dominon setin e parë 6-2 falë një shërbimi shumë të fortë. Por reagimi i Alcaraz vjen menjëherë: dy sete radhazi të fituara 6-2 dhe 6-3, me spanjollin që merr kontrollin e plotë të ndeshjes dhe detyron serbin të gabojë gjithnjë e më shpesh.
Seti i katërt është shumë i ekuilibruar, me shkëmbime të forta dhe tension deri në fund. Në momentet vendimtare, Alcaraz tregohet më i saktë, shkëputet në 6-5 dhe mbyll ndeshjen duke siguruar titullin më të rëndësishëm të karrierës së tij në Melbourne.
Me këtë sukses, Carlos Alcaraz arrin në 7 tituj Slam, bëhet spanjolli i dytë që fiton Australian Open-in dhe forcon ndjeshëm kryesimin në renditjen ATP, me 13.650 pikë, përpara Sinner-it dhe Djokovic-it.
“Legjenda” “Allcaraz” ishin vetëm disa nga titujt kryesorë të prestigjozeve spanjolle ditën e sotme, të cilat nuk ngurruan ti bëjnë jehonë suksesit historic të tenistit të tyre në turneun e Melbourne.



