Manchester United u rendit në vendin e gjashtë në Premier League. Për tifozët e “Djajve të kuq”, edicioni ishte një dështim total dhe një nga të etiketuarit si fajtor kryesor është edhe mbrojtësi Raphael Varane, në vitin e parë futbollistik me skuadrën nga Manchesteri.Legjenda e njohur e këtij klubi, Rio Ferdinand i ka dalë në mbrojtje atij, në një intervistë për Diario As.
“Ai vjen nga një klub, titujt e të cilit do t’ju tregojnë se jeni duke performuar në nivelin më të lartë, me lojtarët që vazhdimisht luajnë më të mirën e tyre.Dhe më pas ai arrin në një situatë krejtësisht të ndryshme ku një klub nuk funksionon. “Nuk ka besim, asnjë udhëzim, asnjë strukturë. Ai ka arritur një vend të çuditshëm ku duhet të mendojë: ‘Nuk kam parë gjera të tilla që kur isha i ri.’ Ardhja nga ajo kulturë dhe ai standard i klasit botëror te United do të ketë qenë një ndryshim i madh” – Tha ai.

