Ka mbetur vetëm dy javë nga nisja e grumbullimit zyrtar të Kombëtares për rrugëtimin e ri në kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026. Në fundjavën që sapo u mbyll, vetëm Jasir Asani gjeti golin, madje dy here me skaudrën e tij koreane Gwangju.

Jasir Asani i dha fitoren e parë skuadrës së tij në sezonin e ri që sapo ka nisur. Sulmuesi i Kombëtares ishte i jashtëzakonshëm, pasi shënoi dy gola vendimtarë në fitoren 2-1 ndaj Anyang. Fillimisht, Asani barazoi rezultatin në minutën e 57-të, ndërsa vulosi fitoren me një gol spektakolar në fundin e takimit.

Mirlind Daku ishte protagonist me një asist në ndeshjen Akhmat Grozny – Rubin Kazan. Sulmuesi i Kombëtares shërbeu saktë për Shabanhaxhajn në minutën e 10-të, i cili shënoi për skuadrën e Rubin Kazanit. Megjithatë, ndeshja në fund u mbyll me fitoren e Akhmat Groznyt 2-1, pasi vendasit shënuan dy herë dhe morën tri pikët.

Ndërkohë në Itali 90 minuta për Berat Gjimshitin, me skuadrën e Atalantës që zhgënjeu pas barazimit pa gola në shtëpi ndaj Venezias. Ndërkohë asnjë minutë për qendërmbrojtësin tjetër Ardian Ismajli. Me mbrojtësin kuqezi që duket se edne nuk është rikuperuar në 100% nga dëmtimi i fundit. Medon Berisha luajti si titullar me Leccen në sfidën ndaj Fiorentinës, teksa u aktivizua për 64 minuta, ndërsa mesfushori tjetër Ylber Ramadani vijon të mos preferohet nga ana e tekniku Gianpaolo.

Debutim me humbje ndërkohë për Myrto Uzunin në kampionatin amerikan me skuadrën teksane të Austin. Sulmuesi berates u aktivizua vetëm në 30 minutat e takimit, por pa lënë dot gjurmë në prezencën e tij të parë në “tokën e premtuar”, pasi sfida u fitua nga vendasit e Portland në fundin e ndeshjes 1-0.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: